ZEUS-AL u krijua në vitin 2007 nga ekspertë të industrisë të bojrave, të cilët përvojën e fituar përgjatë një dekade emigrimi në Greqi e sollën dhe e zbatuan në vendlindje.
ZEUS-AL, mbreti i bojrave, solli nga antikiteti grek larminë e ngjyrave duke rikrijuar ngjyra, impulse dhe elementë të rinj bazuar në traditën shqiptare. E kuqja e Onufrit, ngjyrat e vjeshtës së Pikasos, koloriti i ngjyrave të impressionistëve, nuancat e detit, kanë vetëm një emër : ZEUS-AL.
ZEUS-AL importon, eksporton, prodhon dhe shpërndan bojra te te gjitha llojeve, astare, pigmente, verniqe si dhe pigmente për industrinë e bojrave. Duke përdorur teknologjinë unike, ZEUS-AL krijoi bazën e biznesit bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit, performancës së produktit dhe inovacionit, i cili konsiderohesht si risia dhe filozofia kryesore e tij.