ZEUS-AL u krijua në vitin 2007 nga ekspertë të industrisë të bojrave, të cilët përvojën e fituar përgjatë një dekade emigrimi në Greqi e sollën dhe e zbatuan në vendlindje.

ZEUS-AL, mbreti i bojrave, solli nga antikiteti grek larminë e ngjyrave duke rikrijuar ngjyra, impulse dhe elementë të rinj bazuar në traditën shqiptare. E kuqja e Onufrit, ngjyrat e vjeshtës së Pikasos, koloriti i ngjyrave të impressionistëve, nuancat e detit, kanë vetëm një emër : ZEUS-AL.

ZEUS-AL importon, eksporton, prodhon dhe shpërndan bojra te te gjitha llojeve, astare, pigmente, verniqe si dhe pigmente për industrinë e bojrave. Duke përdorur teknologjinë unike, ZEUS-AL krijoi bazën e biznesit bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit, performancës së produktit dhe inovacionit, i cili konsiderohesht si risia dhe filozofia kryesore e tij. 

Gjatë viteve, ZEUS-AL ka arritur qëndushmërinë dhe rritjen duke zgjeruar në mënyrë të shpejtë tregjet e veta. Sot, produktet e ZEUS-AL gjenden në gjithë territorin vendas, në mbi 100 pika shitje dhe  numri i punonjësve të këtij biznesi ka arritur në 20. Sipërmarrës, të përkushtuar ndaj inovacionit, përdorimit të teknologjisë së re, duke mbrojtur ambientin dhe klientët, me besim për të ardhmen, synojmë që produktet tona të mbërrijnë në tregjet evropiane. 

Emrin e kemi, cilësinë e produktit gjithashtu, mjafton përkushtimi, filozofia jonë dhe besimi juaj!